Qendra e Rehabilitimit per Faunen e Eger ne AdZM Fier

Kjo qëndër është e vetmja e këtij lloji në vendin tonë e hapur me qëllim për të rehabilituar dhe kthyer në natyrë  llojet e faunës së egër që gjenden të gjymtuara, të sëmura  apo në gjendje të dobët fizike.

Aktualisht në qendrën e rehabilitimit po trajtohen disa lloje shpendësh, si huta, shkaba dhe pelikani kaçurrel, të treja këto pjesë e listës së kuqe të faunës së Shqipërisë.

Ndotja e mjedisit gjate pandemise/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit kerkon reagimin e institucioneve

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar publikisht për ndotjen e mjedisit dhe mosveprimin e institucioneve përgjegjëse shtetërore. Në njoftimin për shtyp komiteti ka vërejtur publikimin e pamjeve dhe informacioneve shqetësuese të ndotjes në disa zona të Shqipërisë.

Sipas asaj që shkruhet në njoftim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar se situata është rënduar për shkak të pandemisë.

Dallendyshja e detit ne PKDK, rritje 30 % e çifteve folezues krahasuar me 2018

Specialiste te AdZM Fier me ndihmën e vullnetarëve të “Shpendëve të Shqipërisë” ka monitoruar gjatë këtij sezoni popullatën folezuese të dallëndyshes së detit (Glareola Pratincola) në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Krahas monitorimit të kolonisë ekzistuese, u vrojtuan edhe disa hapësira të tjera të përshtatshme për folezimin e këtij lloji ne lagunen e Karavastase.

Nga ekspedita e fundit, u konfirmua një numër prej 80-100 çiftesh folezuese, çka përbën një rritje prej afro 30% krahasuar me të dhënat e raportuara në vitin 2018.