5 Qershori, Dita Boterore e Mjedisit

Viti 2020 filloi me nje krizë mjedisore në një mënyrë shqetësuese. Zjarret shkatërruan pyje tropikale ne Amazone sikur të ishte shkretetire. Ciklonet dhe përmbytjet lanë pemë dhe ndërtesa te shkaterruara. Tani, sulmet e karkalecave në të gjithë Afrikën dhe Indinë sebashku me pandeminë e koronavirusit – të gjitha këto fatkeqësi veprojnë si një kujtesë se shëndeti i njeriut është i lidhur me shëndetin e planetit.

Dita Boterore e Mjedisit i kushtohet breshkes se detit

Ne kuader te zbatimit te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA, dy organizatat partnere Horizont EU dhe MEN kane organizuar nje fushate pastrimin e ishullit te breshkave ne bregdetin e plazhit te Divjakes.

Dita Boterore e Shpendeve Migratore, ” Zogjte lidhin Boten tone”

Tema e ketij viti per kete dite mjedisore ne mbare globin eshte ” Zogjte lidhin Boten tone”.

Dita Botërore e Shpendëve Migratorë ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim që të sjellë në vëmëndjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve migrator dhe habitatet e tyre. Kjo ditë organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujorë Shtegtar Afrikano-Euroziatik, dy marreveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së egër që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).