Horizont EU dhe MEN takim per promovimin e perdorimit te qendrueshem te burimeve natyrore te PKDK

Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, financuar nga BE dhe zbatuar nga INCA, dy Organizatat Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) organizuan nje takim ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta me qellim, promovimin e perdorimit te qendrueshëm te burimeve natyrore te ekosistemit te PKDK.

Peshkimi pa kriter, shkak per largimin e specieve nga Laguna e Karavastase!

Parku Kombetar Divjakë-Karavasta fale moratoriumit te gjuetise dhe punes se mire te stafit ne ruajtjen e specieve ka krijuar nje model per t’u ndjekur edhe ne zona te tjera te mbrojtura te Shqiperise ne konservimin e pasurive dhe vlerave natyrore. Bashkepunimi me gjithe strukturat vendore si dhe krijimi I nje maredhenie te ngushte me operatoret turistike te zones si dhe komunitetin perreth parkut, ka krijuar nje klime pozitive ne drejtim te krijimit te kushteteve te favorshme natyrore, cka solli kthimin e mjaft specieve te larguara prej vitesh nga PKDK. Kjo eshte vene re nga specialistet e PKDK ne punen e  tyre te perditeshme, specialistet e AOS, Horizont EU, MEN, gazetaret ne terren dhe mjaft aktore te ndryshem, turistet e shumte dhe vizitoret por u vertetua dhe zyrtarizua nga Censusi i Shpendeve Ujore Dimerues ne fillim te vitit 2020.