Dita e Mjedisit 2015

5 qershori, Dita Boterore e Mjedisit u kthye ne nje dite organizimi maksimal te pastrimit per nxenesit e sistemit nente vjecar te bashkise Lushnje. Orgtanizata Horizont EU finalizoi me sukses projektin e ideuar ku ne nje bashkepunim te kenaqshem me biznesin dhe Zyren Arsimore moren persiper ndergjegjesimin nepermjet aksionit konkret te komunitetit. Pas nje fushate 10 ditore mediatike dhe kontakteve ne cdo shkolle si dhe me zyren arsimore, drejtuesit e organizates HEU hartuan planin e veprimit si dhe shperndane materialet ndihmese per nxenesit ne cdo shkolle nentevjecare publike dhe private. Shkollat publike Foto Puka, Liri Kazazi dhe Hysen Xheka ne qytet, shkolla e mesme e bashkuar Ballagat si dhe kolegji Arsimor Privat DAKA treguan se jane ne nivele me te larta nga te gjitha shkollat e tjera. Nje vleresim te vecante kompanise FlexoAlb per bashkepunimin dhe printimin e materialeve ndergjegjesuese si dhe kontributin e dhene ne cdo aksion dhe projekt te realizuar nga organizata Horizont EU.

Falenderim te vecante qytetareve per mbeshtetjen dhe pranimin e realitetit aspak pozitiv dhe ndryshimin ne te ardhmen.

Media u angazhua ne nje suport pa limit , vecanerisht TV7 dhe Radio Lushnja si partneret tane me te mire ne cdo aksion apo projekt publik.