Rreziku nga zjarret ne Parqet Kombetare, kerkon bashkepunimin dhe kujdesin e pushueseve

Rreziku nga zjarret ne kete stine eshte ne nivele te larta ne zonat pyjore dhe ne veçanti ne zonat e mbrojtura ku dhe demi eshte me i madh.
Per ti paraprire nje situate te tille stafi i AdZM Fier eshte ne gadishmeri te plote duke monitoruar ne disa pika te ndryshme vrojtimi zonen e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta.

Por rreziku nga zjarri eshte edhe ne brendesi te parkut dhe ne vecanti nga pushuesit vendas te papergjegjshem.
Nje rast i tille ndodhi ne afersi te zyrave te PKDK ku eshte krijuar edhe nje zone e posacme per pushuesit te cilet mund te pjekin ne zgare dhe te shijojne nje piknik nen freskine e pishave dhe ajrin e paster qe e gjen vetem ne kete park.
Pushuesit pasi konsumuan dreken dhe u argetuan u treguan te pakujdesshem duke mos e fikur zjarrin dhe lene druret e ndezur ne toke. Fatmiresisht Rangersat e AdZM Fier vigjilente si perhere, e konstatuan rastin dhe nderhyne menjehere per shuarjen e tij duke eliminuar cdo rrezik te mundshem.
Nje pakujdesi e tille mund te shkaktoje deme te medha ne zonen e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta si per pyllin e pishes por edhe per gjallesat e shumta qe jetojne ne te.
Nje pasuri kaq e madhe natyrore te cilen Divjaka dhe Shqiperia ka fatin ta kete, kerkon bashkepunimin dhe kujdesin nga te gjithe ne si per zjarret edhe per mbeturinat ne menyre qe ta mbrojme kete zone te rralle ne ballkan.