Aktivitete dhe Trajnime

Shoqata Horizont EU ka patur dhe vazhdon te kete bashkepunime te frytshme me donatoret si:  Soros, Caritas, CESVI, REC Albania, shoqata te tjera ne rrethin e Lushnjes e me gjere, me Institucionet vendore si: Bashkia Lushnje, Zyra Arsimore Lushnje, Komunat Ballagat dhe Grabian, Drejtoria e Sherbimit Pyjor Lushnje si dhe me Mediat lokale dhe kombetare.

Nga momenti i krijimit dhe ne vazhdim, shoqata Horizont EU ka patur nje sere bashkepunimesh si ne aspektin e projekteve po ashtu dhe ne lobime per ceshtje te ndryshme me karakter mjedisor e kulturore ne dobi te te gjithe komunitetit te qytetit te Lushnjes dhe me gjere. Aktivitetet ne partneritete me shoqata dhe aktore te tjere te rendesishem renditen renditen si me poshte:

  • Koncerte dhe aktivitete kulturore me artiste lushnjare gjate qendrimit te vellezerve kosovare ne shqiperi mars 1999
  • Aktivitete kulturore me bashkine Divjake gjate bashkepunimit me NGO suedeze per “Planifikimin familjar” dhe “Rritja e mireqenies ne komunitet nepermjet rritjes se cilesise se sherbimit” shtator – dhjetor 2002.
  • Pjese e grupit te punes si perfaqesues i Shoqerise Civile ne Bashkine Lushnje per Strategjine e Zhvillimit 2006 – 2012, ne partneritet me PNUD tetor 2004.
  • Koncert Artistik me rastin e 85 – vjet Kongresi i Lushnjes Janar 2005.
  • Aktivitete kulturore – artistike me emigrante shqiptare ne Greqi me shoqaten “Myzeqeja” cdo vit ne muajin prill dhe ne Itali me shoqaten “Miqte e Shqiperise” Firence ne dite festive per Festen e Pavaresise cdo dy vjet, pra aktivitete kombetare ne qytetet Athine dhe Firence.
  • Aktivitete kulturore me rastin e 10 – vjet kthimit te Kosovareve ne vendlindje dhe fitoren e pavaresise ne Kosove shtator 2008
  • Koncert i Bamiresise “Ne krahet e Dashurise” i organizuar per vitin 2006-2009
  • Olimpiada Artistike Rinore, nje prej aktiviteteve me te rendesishme artistike ne qytetin e Lushnjes, i organizuar per 5 edicione, cdo 2 vjet (2002-2010)
  • Zbatimi me sukses i projektit: “Romet dhe Integrimi social i tyre ne institucionet e mbyllura” zbatuar ne Institutin e Ekzekutimit te vendimeve Penale Kosove, Lushnje.
  • Nga gushti i vitit 2013 deri ne muajin shkurt 2014, shoqata Horizont EU zbatoi me sukses projektin: “Femijet dhe Rinia si partnere kyc ne zhvillimin dhe ndergjegjesimin mjedisor” i cili u zbatua ne shkollat 9 vjecare te qytetit te Lushnjes. Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A – Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.

Po ashtu, shoqata Horizont EU ka perfituar nje eksperience te kenaqshme ne shkrimin e projekteve ku gjate vitit 2013 shoqata Horizont EU ka aplikuar prane disa organizatave kombetare dhe nderkombetare me disa projekte ne fushen e mjedisit, kultures dhe agroturizmit. Edhe pse keto projekte jane vetem aplikime, perseri ato kane sherbyer per te fituar nje eksperience pozitive ne shkrimin dhe hartimin e projekteve ne lidhje me turizmin, mjedisin dhe kulturen.   Keto projekte jane te renditura si me poshte :

  1. Fazani, nje specie me nje rendesi jetesore per mjedisin dhe ruajtjen e biodiversitetit ne Shqiperi – Fondacioni Ensemble, France.
  2. Asistence per hartimin e projektit: Njohja dhe dokumentimi i problemeve, sjell permiresimin si dhe zgjidhjen nepermjet hartimit te strategjise per romet ne Komunen Grabian – Komuna Grabian, Lushnje – Fondacioni Soros
  3. Bashkepunimi shkolle – komunitet siguron praktika te qendrueshme dhe rrit cilesine e shkolles – Fondacioni Soros
  4. Idete e Gjelberta – Fazani, specie me rendesi per mjedisin dhe ruajtjen e biodiversitetit – Partners Albania
  5. Artistic Youth Contest (Olimpiada Artistike Rinore) – Youth for International Development
  6. Ruajtja e biodiversitetit ne funksion te turizmit ne zonen e LushnjesHorizont EU – UNDP
  7. Rritja e fazanit, element i rendesishem per nxitjen e grave per perfshirje ne sipermarrje dhe vetepunesim ne zonen e Ballagatit si dhe mbrojtjen e diversitetit ne kete zone. Horizont EU – Fondacioni ABC
  8. Aplikim prane Fondacionit Gjerman Schuler Helfen Leben (Femijet ndihmojne dashurine).
  9. Aplikim prane Fondacionit ABC per projektin me teme: “Femijet dhe rinia si partnere kyc ne zhvillimin dhe ndergjegjesimin mjedisor

Po keshtu, gjate vitit 2013 Shoqata Horizont EU ka zhvilluar nje sere aktivitetesh lobuese dhe sensibilizues per ceshtje te ndryshme se bashku me xenesit e shkollave 9 vjecare dhe atyre te mesme ne qytetin e Lushnjes.

  • Takim me Kryetarin e Bashkise Lushnje per problemet mjedisore
  • Organizimi i protestes kundra ardhjes se Armeve Kimike – qyteti Lushnje
  • Hartimin e planit te punes me stafin per projektin me shkollat nentevjecare te bashkise
  • Pjesemarrje ne konsultimin per efektin ne mjedis te Rikonstruksionit te sistemit Ujesjellesit ne qytetin e Lushnjes.

Po keshtu ne muajin Mars 2014, shoqata Horizont EU zhvilloi takime dhe emisione TV ne kuader te nismes globale kunder racizmit si pjese e iniciativave te organizates nderkombetare UNITED.

Nga muaji Maj 2014 e ne vazhdim shoqata Horizont EU po zbaton projektin: “Edukimi nepermjet modelit si forme e gjitheperfshirjes dhe vullnetarizmit ne rritjen e cilesise se mjedisit dhe te ambjenteve qe na rrethojne” i cili po zbatohet ne disa prej shkollave 9 vjecare te qytetit te Lushnjes. Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A – Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.