Junior Rangers, e ardhmja e menaxhimit dhe e ruajtjes se natyres

Per te gjithe ata qe pak i njohin, Rangers-at (Inspektoret e Parkut), jane nje figure kyçe ne ruajtjen dhe mbrojtjen e parqeve.

Ata sigurojne qe vizitoret te njohin, zbatojne dhe respektojne rregullat e frekuentimit, kujdesen per mbrojtjen e flores dhe faunes, per parandalimi i zjarrit, ruajtjen e hapesirave publike, infrastruktures, veprave te artit dhe mobilimit urban ne parqe.

Dy vitet e fundit jane shtuar edhe Junior Rangers, grupe me te rinj vullnetare te cilet jane banore rreth zonave te mbrojtura, nje projekt nga shoqata Natyral.

“Eksploro, meso dhe mbro”  kjo eshte motoja e Junior Ranger ku gjithesecili ka bere nje betim per te mbrojtur parqet, vazhdojnë të mesojne per parqet, dhe ndajne historine e tyre te me bashkmoshataret dhe familjene tyre.

Ashtu si ne te gjithe AdZM e zonave te mbrojtura ne te gjithe vendin edhe ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta grupi i Junior Rangers eshte teper aktiv ne detyrat qe iu caktohen.

Ardian Koçi drejtor i AdZM Fier thekson se si fillim na u bashkuan rreth 100 femije vullnetare per te qene pjese e Junior Ranger por me kalimin e kohes disa u larguan dhe aktualisht jane rreth 20 femije dhe interesi po fillon te rritet.

Roli i tyre eshte i domosdoshem ne ambjentet e parkut, ata i japin udhezime turisteve dhe pushuesve qe ne hyrje si per kujdesin qe duhet treguar me zjarret por edhe per hedhjen e mbeturinave ne park.

Ata i gjen ne ambjentet e parkut çdo fundjave dhe tani qe eshte mbyllur shkolla ata jane aty çdo dite per rreth 8 – 10 ore dhe jane teper te gezuar dhe te perkushtuar ndaj ruajtjes se kesaj pasurie kombetare.

Ne emisionin Udhekryq te ftuar krahas Drejtorit te AdZM Fier Ardian Koçi kane qene te ftuar 5 nga Junior Rangers-at e Parkut Kombetar Divjake Karavasta, Megi Petova, Bernard Caushaj, Bruno Caushaj, Mario Gjermeni dhe Elvis Caushaj.