INCA ne Forumin Rajonal per Ruajtjen e Natyres

Ka nisur punimet Forumi Rajonal për Ruajtjen e Natyrës i cili do te zhvillohet nga datat 1 deri më 3 korrik 2019 ne Hollande, si pjesë e përgatitjes për Kongresin IUCN 2020 të Bashkimit Evropian.

Çdo katër vjet, forumi rajonal është një mundësi për të diskutuar problemet dhe sfidat e organizatave mjedisore dhe te shoqerise civile  mbi mbrojtjen e natyrës në rajon.

Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile jane në rrezik! Kjo eshte problematika kryesore e diskutuar ne kete forum.

Anëtaret e IUCN nga evropa dhe azia qëndrore e veriore janë mbledhur në Rotterdam të Hollandes për të gjetur zgjidhjet e duhura për ruajtjen e biodiversitetit dhe burimve natyrore në nivel rajonal e global.

Ne kete forum merr pjese edhe Genti Kromidha, presidenti i INCA Albania.

Në Forumin Rajonal për Ruajtjen e Natyrës organizuar nga IUCN në Roterdam, ku po diskutohen idetë rreth sfidave të OMSHC-ve në Shqipëri dhe rrugët për të përmirësuar përfshirjen e tyre në një dialog konstruktiv me vendimmarrësit.