Prinder e mesues ngrene problemet ne shkollat e Divjakes!

Prinder-e-mesues-ngrene-problemet-ne-shkollat-e-Divjakes2-300x173Takimi i 3 mujorit te dyte te mbajtur si zakonisht mes Zyres Arsimore, bordit te prinderve dhe
pushtetit vendor ne Bashkine Divjake ka nxjerre ne pah disa probleme.
Ngrohja ne shkolla ishte problemi me i madh i ngritur nga prinderit dhe qe mbetet nje nga
sfidat me te medha te arsimit dhe pushtetit vendor. Prinderit pjesemarres ne takimin e mbajtur
ne Bashkine Divjake, kane kerkuar nga ZA dhe perfaqesues te bashkise marrjen e masave te
menjehershme, kjo edhe per faktin qe rrjetet elektrike ne shkolla jane te vjeter dhe nuk mbajne
ngarkese per te perdorur ngrohesa elektrike.
Siguria e nxenesve ka qene nje tjeter shqetesim i prinderve te cilet kane kerkuar me teper
presence te policise sidomos ne Fierseman dhe Babunje. Problemet e shfaqura ne keto dy
shkolla kerkojne vemendje te shtuar edhe per shkak se disiplina eshte jo vetem detyrim por
edhe siguron normalitet ne zhvillimin e procesit mesimor.
TIK, lenda qe ka lidhje me teknologjine dhe informacionin, nje nga fushat me zhvillimin me te
shpejte dhe qe ka nje ngarkese prej 18 oresh ne cdo shkolle, nuk ka infrastructure e pothuajse
nuk zhvillohet fare. Megjithe kerkesat e shumta e te herepashershme qe kane bere drejtorite e
shkollave, ky problem tejet shqetesues nuk ka mare zgjidhje.
Nje dite me pare e njejta mbledhje u mbajt edhe me te gjithe aktoret e bashkise Lushnje.
Brunilda Dhamo, pergj ZA Lushnje prezente ne keto takime shprehet se gjithe problematika e
ngritur eshte adresuar ne Institucionet perkatese si Ministria e Arsimit apo bashkite Lushnje e
Divjake dhe per kete eshte lene nje afat 2 mujor per te pare ecurine sipas pergjegjesive te
secilit. Sipas z. Dhamo çeshtja e kompjutereve i eshte bere me dije Ministrise dhe jemi ne pritje
te zgjidhjes se ketij problemi per te siguruar nje proces mesimor te plote te lendes se TIK.
Bordet ne shkolla jane krijuar si nje detyrim ligjor por qe ne fakt thuajse jane inegzistent ose
funksionojne rralle e ne nivel njohjesh mes dr te shkollave dhe kryetareve te bordeve kur ky
eshte biznesmen apo dashamires i arsimit, gje e cila nuk garanton vijushmeri e bashkepunim te
metejshem. Moskordinimi ose funksionimi jo korrekt i bordeve eshte edhe arsyeja e mungeses
se presionit nga prinderit per te mare ate qe ju takon si e drejte ligjore e per te mos u kujtuar
ne mesin e dimrit per ngrohje, çka ben te harrohet lehte situata dhe fenomeni perseritet serish
pas nje viti duke mbetur ne vendnumero dhe femije qe mesojne ne kushte tejet te veshtira, apo
mesues qe duhet te shpjegojne ne mes te ftohtit. Dr e shkollave jane mes dy presionesh,
nxenesve dhe prinderve nga njera ane qe ju dhimbsen duke i pare te torturohen ne te ftohte
nga neglizhenca e personave pergjegjes dhe sistemit e menyres qe jane emruar ne pozicionin
qe kane si drejtues te shkolles. Prinderit ne bord ose jashte tij kane te drejten qe jua jep ligji te

kerkojne ate cfare ju takon dhe jo te presin kur te kujtohen ata qe e kane per detyre. Perpara
femijes dhe shendetit te tyre, asgje nuk ka me vlere, aq me pak politika.

Dita e Sherbimit Pyjor Shqiptar, mbillen 100 pisha të buta në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

96 vjet me pare është miratuar Ligji i pare shqiptar per pyjet dhe kullotat. Qe prej asaj kohe 27 janari njihet si Dita e Sherbimit Pyjor Shqiptar. Në kuadër të kësaj dite dhe ne vazhdimsi te aksionit tashme 5 vjeçar per shtimin e zones se pyllezuar, punonjes te AdZM Fier ne bashkepunim me bizneset e Parkut, bene te mundur mbjelljen e 100 fidaneve pishe te buta. Prej 5 vitesh kemi nisur aksionin e mbjelljeve ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta. Gjate kesaj kohe kemi mbjelle rreth 20 mije pisha, duke krijuar nje brez mbrojtes se pyllit te Pishes se Divjakes. Gjatë kësaj dite janë mbjellë pemë në të gjithë vendin.

 

51036541_10210566558399445_6612211476289552384_n 50666121_10210566565119613_6446598761421471744_n

Fidanët e pemëve frutore te pa çertifikuar.

Mbjellja e fidanëve frutorë në këtë stinë të vitit ka nisur për një pjesë të mirë të fermerëve. Çertifikimi i fidanëve dhe siguria e tyre është një nga detyrimet e Inspektoriatit të Sigurisë pranë Ministrisë së Bujqesisë ose AKU sic njihet nga pjesa më e madhe e popullatës. Ulliri, manderina, portokallet, e mjaft drurë të tjerë frutorë vazhdojnë të shiten në kushtet e rrugës duke vështirësuar kontrollin dhe rritur hapësirat për abuzim. Tregu dhe fermerët kanë nevoja pa fund por kjo nuk duhet kthyer në abuzim.