Ndalohet me ligj peshkimi me grep dhe rrjeta!

Peshkimi, sporti  i vetëm që u kishte mbetur gjuetarëve nuk do të mund të ushtrohet më si më parë. Rregulla të reja dhe tepër burokratike do të disiplinojnë gjuetinë e peshkimit sipas qeverisë.

 

Është pikërisht një vendim i qeverisë i cili do ndalojë tashmë peshkimin me mjete lundruese, grepa, rrjeta, fushnjere apo pushkë uji në thellësi.

Vendimi tregon se çdo qytetar i cili do të dalë të peshkojë me mjetet e lartpërmendura do të duhet të rregjistrohet në shoqata në nivel qarku ose shoqata më të mëdha.

Arian Palluqi, drejtori i Peshkimit në Ministrinë e Bujqësisë ka shpjeguar arsyet e bërjes se ligjit. “Sektori i peshkimit sot  është jashtë organizimit,  jashtë kontrollit, jashtë monitorimit, jashtë kushteve higjieno-sanitare, jashtë çfarëdolloj parametri. Jashte çdo kontrolli është peshkimi i vogël bregdetar, duke filluar nga gryka e Bunës në kepin e Stillos. Ne kemi sot peshkimin që gjuhet, ku çdo njeri që ka shtëpi para detit kërkon të hyjë në det. Ky ligj thjesht kërkon t’i organizojë ato për të gjitha këto arsye që u përmendën”,- tha Palluqi. Por, ndryshimet në ligjin për peshkimin përfshijnë edhe gjuetinë në det të hapur. Raportimet mbi sasitë e kapura të peshkut do të bëhen që gjatë kohës që anija është në det, përmes një sistemi dhe pajisjeje të re, e cila duhet të vendoset nga të gjitha anijet e peshkimit me detyrim.

“Ka një kosto tjetër shtesë për peshkatarin. Atë detyrim që ai e ka sot për ta bërë me letra, kur vjen në port që dorëzon peshkun, duhet ta bëjë që në det me raportimin elektronik. Kjo pajisje e mundëson”, theksoi më tej Arian Palluqi.

Sektori i peshkimit në Shqipëri po zgjerohet. Statistikat e vitit 2017 flasin për rreth 8.300 tonë peshk të kapur në ujërat shqiptare.

Turizmi familjar si nje fillim i agroturizmit ne Divjake!

Në emisionin “Udhëkryq” në radio Lushnja kr bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi vlerësoi shumë zhvillimin e turizmit familjar si një risi dhe sektor me perspektivë si në punësim po ashtu edhe në gjenerimin e të ardhurave. 20 familje nga zona e Divjakës i kthyen banesat e tyre në perdorim të turisteve shëtites apo atyre me biçikleta të cilët pëlqejnë të njohin sa më shume kultura dhe explorojnë vende të ndryshme me një kosto të pranueshme.
Falë teknologjisë e cila u vjen ne ndihmë shumë atyre që aplikojnë këtë lloj shërbimi, programi booking u jep mundesinë si bujtësve po ashtu edhe pritësve të gjejnë njëri tjetrin dhe të marin atë cfare dëshirojnë, njeri shërbimin e tjetri klientin. Nëse klienti mbetet i kënaqur e shpreh këtë në opsionin e faqes dhe kjo do të lexohet nga qindra mijëra të tjerë dhe kjo do tjua bëjë më të lehtë turistëve të tjerë si dhe do të shtojë klientin për fermerin shqiptar pritës, pra shtim të klientëve.

Zoti Kokoneshi theksoi se synimi kryesor  për këtë kategori është nxitja e tyre për të zgjeruar këtë lloj biznesi pasi nga informacionet e vitit të kaluar, familjet që e kanë aplikuar turizmin familjar kanë mbetur të kënaqur si dhe kanë kërkuar zgjerim.  “Njëri prej tyre – u shpreh kr bashkise – ka kërkuar pranë bashkisë leje që të bëjë një shtesë kati me qëllim zgjerimin e kapacietit pritës. Do të ketë vëmendjen maksimale të bashkisë dhe zyrave përkatëse për të mos u penguar aspak, por përkundrazi të mund ta përfundojë investimin brenda fillimit të sezonit turistik”.

Divjaka ka disa avantazhe sa i përket resurseve të saj që vijnë nga një dhuratë e natyrës me detin në një shtrirje prej 5 km, me një park Kombëtar 22,230 ha nga të cilat 4,300 ha lagunë, me disa specie të rralla shpendësh si pelikani kaçurrel apo ekosistem të ruajtur me një fanatizem për tu  patur zili në një pyll 1,250 ha pyll me pishë nga të cilat 70% janë pishë e egër dhe 30% pishë e butë i cili është vendosur në një brez pyjor qindra vjeçar ku pisha më e vjetër është 410 vjeç.  Nëse i shtojme këtyre resurseve edhe mikpritjen e zonës si dhe gatimet tradicionale apo prodhimet e shumta vendase për të cilat është i interesuar cdo i huaj, kuptohet se sa shumë do tu përkthehet në përfitim banorëve apo fermerëve që do të aplikojnë turizmin familjar si një nisje e sigurtë drejt agroturizmit.