PERMIRESIMI I EFEKTSHMERISE SE PERPUNIMIT TE ULLINJVE DHE MBETJET E FABRIKAVE TE ULLINJVE, PERDORIMI DHE NORMAT MJEDISORE

Përmirësimi i efektshmërisë së përpunimit të ullinjve dhe mbetjeve të fabrikave të ullinjve, përdorimi dhe normat mjedisore janë kthyer në objekt të punës së shoqatës së vajit të Ullirit. Një sërë takimesh me prodhues e përpunues të Vajit të Ullirit janë objekt i punës së shoqatës në qendër të cilave është organizimi i gjithë aktorëve në treg dhe njohja e tyre me zhvillimet më të fundit në gjithë aspektet. Synimi është organizimi dhe disiplinimi i tregut të vajit të ullirit si një pasuri kombëtare dhe produkt i kërkuar në treg. Janë zhvilluar disa takime në nivel qarqesh e më i fundit do të zhvillohet në Vlorë tek Salla e Konferencave në QTTB Vlorë, ditën e martë dt 29 Janar ora 9.30. Shoqata fton gjithë të intresuarit të marin pjesë në dëgjesat me diskutimet dhe propozimet e tyre.

Rikonstruktohet shkolla Hysni Malko Kryekuq!

Bashkia Divjakë ka filluar rikonstruksionin e shkollës 9 vjecare Hysni Malko në fshatin Kryekuq të njesisë administrative Remas. Projekti i rikonstruksionit të shkollës përfshin edhe një shtesë e cila do te shërbejë për ambiete të kopështit per fëmijët parashkollorë si edhe për tualetet të cilat do te jenë në ambientet e brendshme të godinës. Objekti do të mbulohet me çati e të gjitha punimet do të kryhen me standarte bashkëkohore si dhe me teknikën moderne siç është veshja e jashtme me sistem kapot, i cili njihet si izolues shumë i mirë dhe do të përdoret në te gjithe objektin duke e mbrojtur ate në dimer nga lagështia dhe në verë nga të nxetit përvëlues. Ndërsa ambjentet e jashtëme do të sistemohen duke krijuar terrene sportive multifunksionale të cilat përvec nxënësve të kësaj shkolle do të jenë edhe në shërbim të  komunitetit.  Shkolla në shërbim të komunitetit do te realizohet në praktike  duke kthyer vërtet në një qendër komunitare me të gjithë parametrat.

 

Hidrovori me kapacitet të plotë, Tërbufi nën ujë!

Megjithëse Hidrovori i Terbufit punon me kapacitet te plotë, duket se perballë natyrës edhe ai është i pafuqishëm.  Reshjet e ditës së djeshme si dhe sipërfaqja e madhe që mbulon ky hidrovor, duket se e bëjnë të vështirë funksionin e tij përballë natyres.

Sot fusha e Tërbufit në një sipërfaqe mjaft të madhe ishte e mbuluar nga ujë për shkak të ujërave të shumtë që sillnin kanalet kullues të gjithë fushës së myzeqesë. Sipas fermerëve të zonës por edhe punonjësve te Hidrovorit, kjo situatë nuk zgjat më shumë se dy – tre ditë.

Stanet e Terbufit dhe bagëtitë që ata mbarështrojne nuk janë kërcënuar nga kjo situatë.