Edhe pse ka patur dhe ka shumë iniciativa ricikluese të përdorimit të cikleve të produkteve ekzistuese dhe të teknologjisë rikuperuese, ende ekzistojnë burime të rëndësishme mbetjesh dhe materialesh, të cilat kërkojnë adresim të mëtejshëm për shkak të veshtirësisë (kostos dhe kompleksitetit) të riciklimit të tyre, volumit të madh të tyre si dhe të gjurmës së tyre të karbonit.
Në këtë kontekst, Shqipëria do të jetë pjesë e një platforme dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme, të prodhura dhe të perdorura nga industritë e ndryshme. Kjo do të bëhet e mundur me anën e projektit SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Balkanin), i cili është një projekt që financohet nga fondet e BE dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse të Ballkanit Mesdhetar si Shqipëri, Greqi, Qipro dhe Bullgari.




