Horizont EU dhe MEN ne Keshillin Bashkiak Divjake per Parkun Kombetar Divjake-Karavasta

Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin”  pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA, i cili zbatohet nga organizatat Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN), diten e sotme eshte organizuar nje takim me anetaret e Keshillit Bashkiak Divjake per te mobilizuar dhe informuar komunitetin dhe pushtetin lokal ne funksion te zbatimit te planit te menaxhimit te Parkut Kombetar Divjake – Karavasta (PKDK) si dhe rolit dhe pergjegjesive te tyre per promovimin e eko-turizmit te qendrueshem lokal me baze natyren  si nje burim financiar i rendesishem ne ekonomine vendase.

Mbeturinat e shkumbinit pushtojne bregdetin e Divjakes!

Pas stuhise se pak diteve me pare sasira te medha mbetjesh urbane, kryesisht plastike kane pushtuar plazhin e Divjakes.

Mbetje te ardhura nga bashkite e tjera te cilat ndodhen pergjate rrjedhes se lumenjve Shkumbin dhe Seman kane mbuluar te gjithe siperfaqen e reres ne plazhin e Divjakes duke dhene qartazi impakti qe ka papergjegjshmeria njerzore.
Sidoqofte, kush ka dhene urdher per te shtyre mbeturinat ne lume, apo ndertuar fushat e mbetjeve prane lumit, ka kryer nje veper kriminale dhe meriton ndeshkim.
Per fat te keq si popull jemi refraktar ndaj ceshtjeve te mjedisit,pavaresisht se eshte themeli ku ngrihet mireqenia e secilit.