Prrdorimi tradicional i burimeve mjedisore ne Parkun Kombetar “Bredhi i Hotoves-Dangelli”

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” ka një sipërfaqe 34,361.1 ha dhe është shpërndarë në qarkun e Gjirokastrës dhe të Korcës. Ky park ka një traditë të gjatë të përdorimit të burimeve natyrore të zonës nga banorët lokalë.

Përdorimi tradicional I burimeve mjedisore ofron një mundësi për përmirësimin e vazhdueshëm të jetesës së tyre. Parku falë pozicionit të tij gjeografikë, peisazhet e lulëzuara dhe trashëgimisë natyrore e kulturore, si burimet termale të Benjës dhe kanionin e Kamenckës e të Lengaricës. paraqet disa atraksione turistike, të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.

80334240_2674775939254416_2622013315856990208_oEkosistemi natyror Bredhi i Hotovës – Dangëlli është shpallur “Park Kombëtar” me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1631, datë 17.12.2008.

Parku kombëtar ka vlerë të lartë biodiversiteti. Habitati pyjor është I përbërë kryesisht nga pyje halorë dhe gjethe gjerë të rëndësishëm si: Bredhi i Maqedonisë I cili është edhe dominant (Abies borisi-regis), Shparthi (Quercus frainetto), Qarri Frashër gjethegjerë (Fraxinus ornus), Rrapi (Platanus orientalis),

Parku ka një numër të lartë të llojeve të kafshëve të egra. Takohet një shumëllojshmëri grupesh si:

Amfibët si: bretkosa barkëverdhë (Bombina variegata), e bukura e dheut (Salamandra salamandra)

Reptilët si: bolla me katër vija (Elaphe quatrolineata), nepërka (Vipera ammodytes)

80274615_2674776452587698_737002313385771008_oShpendët si: Thëllëza e malit (Alctoris graeca), Gjeraqina (Accipiter gentilis),Skifteri kthetra verdhë (Falco naumanni),Tusha e madhe e malit (Turdus viscivorus)

Gjitarët si: Ariu i murrmë (Ursus arctos), Ujku (Canis lupus), Baldosa (Meles meles), Dhija e egër (Rupicapra rupicapra Kaprolli (Capreolus capreolus)

Për të rikthyer në mendje këtë ditë të rëndësishme për parkun dhe vlerat e larta që ai ka, në bashkëpunim të fortë me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Gjirokastrës, u realizua një orë educative mjedisore me nxënësit e shkollës “Meleq Gosnishti” dhe “Nonda Bulku” pranë qendrës turistike për Bredhin e Hotovës të ndërtuar me mbështetjen e projektit ACAP. Nëpërmjet këngëve tradicionale dhe orës mjedisore u realizua një ndërthurrje midis traditës dhe natyrës, të cilat ecin së bashku për t’u trashëguar në brezat e rinj.

Ky aktivitet u realizua nga INCA në kuadër të projektit ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania në bashkepunim të ngushtë me ADZM Gjirokaster dhe shkollat Bulka Nonda dhe Shkolla Meleq Gosnishti Pëmet.