
Kulari dikur ka qenë një fshat më i madh se Divjaka dhe ndodhej pranë lumit Shkumbin. Përbëhej nga fise autoktone, por që i bashkoheshin edhe familje të ardhura për arsye hasmërie nga vise të tjera të Shqipërisë.
Pylli i Kularit sot eshte nje xhungel e vertete, me rreth 900 ha pyll pjeserisht pishe dhe pjesa derrmuese plep i bardhe. Emri Kular mendohet se vjen nga perdredhjet (meandret) e lumit Shkumbin, qe jane ne formen e kularit te qeve. Djathtas pyllit, atje ku sot jane tokat bujqesore, ka qene edhe fshati KULAR, qe u shperngul ne Divjake ne mesin e viteve 60, per ti shpetuar permbytjeve te vazhdueshme nga lumi.


