
Horizont EU Lushnje ka zhvilluar nje takim orientues me disa gazetarë të ketij qyteti me qëllimin për të rritur angazhimin dhe forcimin e rolit të mediave në nxitjen e një vendimmarrjeje transparente të përdorimit të burimeve të natyrore në Shqipëri, për të evidentuar kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme të gazetarisë shqiptare në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore e veçanërisht përdorimit të qëndrueshëm të trashëgimisë natyrore shqiptare.
INCAAlbania dhe partneret e saj Klubi Ekologjik Lezhe, MMZHT, HorizontEU, po lançojnë një thirrje të hapur për konkursin e çmimit “Gazetaria më e mirë e advokimit mediatik për ruajtjen e natyrës”.


