Partnerët e Horizont EU, nxënësit e shkollës Fierseman mbjellin fidanët e pishave në lulishten e shkollës!

Projekti ”Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” i financuar nga Leviz Albania dhe zbatuar nga Insituti per Mbrojtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) ne partneritet me Klubin Ekologjik – Lezhe, Shoqaten Horizont EU – Lushnje, Shoqaten “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukes” ka vazhduar te realizoje  aktivitetet e planifikuara sipas axhendes se parashkiuar.

Pas takimeve me aktoret lokale dhe partnere te Horizont EU, shkolla e mesme “Mihal Nako” Fier Seman, Divjake u bashkua me aksionin per advokimin dhe wach dog per nxitjen e te rinjve ne perfshirjen ne aksione komunitare duke shtuar siperfaqen e gjelberuar ne shkollen e tyre si dhe ruajtjen e mbajtjen paster te ambjenteve te shkolles dhe ato publike ne zonen ku ndodhet shkolla.

Të rinjtë e Divjakës mbyllin trainimin me mbjellje pishash në Parkun Kombëtar

Dita e tretë e trajnimit me të rinjtë e bashkisë Divjakë u finalizua me mbjelljen e 100 fidanë pishe të butë! Pas trajnimit për të ngritur njohuritë e të rinjve në Bashkinë Divjake për burimet natyrore dhe vlerat e tyre, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e tyre, INCA dhe shoqata “Horizont EU” në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” financuar nga #LëvizAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, mbjellja e fidaneve ishte mbyllja e një programi tre ditor “Kamp rinor për komunitetin e të rinjve” me qëllimin e informimit dhe angazhimit të tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e burimeve natyrore dhe vlerave të tyre.