
Në kuadër të projektit ”Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” i financuar nga Leviz Albania dhe zbatuar nga Insituti per Mbrojtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) ne partneritet me Klubin Ekologjik – Lezhe, Shoqaten Horizont EU – Lushnje, Shoqaten “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukes” u zhvillua një takim me mediat dhe gazetarët lokalë të qytetit të Lushnjes dhe Divjakës. Takimi i datës 15 shkurt mes disa prej anëtarëve te rrjetit “Vendi Ynë e Ardhmja e Fëmijëve Tanë” pati në fokus të tij një nga temat më të nxehta të realitetit, advokimin dhe përdorimin e këtij instrumenti për arritjen e objektivave të saja si rrjet.


