Horizont EU/ Edukim mjedisor me të rinjtë në Lushnje!

Në datën 23 shkurt në ora 10 – 11 u organizua një orë edukimi në shkollën e mesme “Jani Nushi” në kuadër të projektit: “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” i cili po zbatohet në qytetin e Lushnjës nga Horizont EU, projekt i cili mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Thirrje për aplikim për shërbime prodhim dhe publikim mediatik!

Horizont EU po zbaton në qytetin e Lushnjës projektin “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, organizata Horizont EU kërkon të organizoje disa programe mediatike dhe realizimin e nje spoti publicitar.

Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 26 Shkurt 2023, në adresën e e-mailit: [email protected] ose në adresën postare: Lagja: Kongresi, rruga “Arben Vogli”, A&B Center, Lushnje
Kontakt: 0692068229