Debati per RTSH-ne dhe detyrimi per ta rikthyer te publiku!

Nga Diana Kalaja – Debati për transmetuesin publik, RTSH, është rindezur pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm në fillim të këtij shtatori. Rihapja e debatit, e lidhur me këtë dorëheqje, dhe kandidatët e mundshëm për të marrë detyrën apo më qartë postin e Drejtorit të Përgjithshëm, është tregues i personalizimit të një media publike rreth një emri, qoftë ky edhe drejtuesi më i lartë i saj. Ndërkohë që debati për të pasur një transmetues publik dinjitoz, që të pasqyrojë problematikat dhe jetën reale të vendit, duhet të jetë i vazhdueshëm dhe të përfshijë të gjitha grupet shoqërore, duke u bërë tregues i zhvillimit demokratik të vendit.

Humanizimi që i mungon kaq shumë shoqërisë tonë

Fabjol Hysi eshte nje nga djemte me aftesi ndryshe sa i perket degjimit e te folures por me nje ndjeshmeri te larte sociale. Fabjoli nisi lëvizjen për ndërtimin e një banese të re për ciftin Prifti në Karavasta të Divjakës. Ndjeshmëria që Fabjoli ka për njerëzit që kanë të njëjtin fat si të tijin e nxiti që të niste një fushatë për të ndërtuar një shtëpi normale për të future kokën. I menjëhershëm ishte reagimi i djemve të fshatit në emigracion të cilët ju bashkuan thirrjes dhe Artur Prifti me bashkëshorten te cilet u bënë me banesë të re.