Humanizimi që i mungon kaq shumë shoqërisë tonë

Fabjol Hysi eshte nje nga djemte me aftesi ndryshe sa i perket degjimit e te folures por me nje ndjeshmeri te larte sociale. Fabjoli nisi lëvizjen për ndërtimin e një banese të re për ciftin Prifti në Karavasta të Divjakës. Ndjeshmëria që Fabjoli ka për njerëzit që kanë të njëjtin fat si të tijin e nxiti që të niste një fushatë për të ndërtuar një shtëpi normale për të future kokën. I menjëhershëm ishte reagimi i djemve të fshatit në emigracion të cilët ju bashkuan thirrjes dhe Artur Prifti me bashkëshorten te cilet u bënë me banesë të re.

  
Fabjolit i mbërrijnë disa të holla të tjera nga emigrantë në Angli me të cilat duhej të bëheshin investime tek cifti Prifti. Nga vizita në banesë dhe biseda me Arturin del e nevojshme blerja e një mjeti për të kryer punët e ndryshme që ka cda banor fshati. Paratë nuk mjaftonin por kembëngulja e Fabjolit dhe miqtë e radio Lushnjës që nuk kanë nguruar të mbështesin në këto lloj rastesh bënë të mundur marrjen e nje motokultivatori me rimorkio për të kryer punët e ndryshme në familjen Prifti në Karavasta të Divjakës. Radio Lushnja gjithnje eshte solidarizuar me cdo problematike dhe nevoje te banoreve te lushnje por jo vetem. Fale deshires dhe kembenguljes se Fabjolit dhe stafit te radios u be e mundur ndihma per kete famije.
   
Të jesh social dhe dashamirës nuk ka kosto financiare dhe shoqëria jonë sot ka shumë nevojë për njerëz të tillë!