Ura te reja bashkepunimi ndermjet Bashkise Lushnje dhe Ambasades se Brazilit

Me datë 21 Nëntor 2023, Kryetarja e Bashkisë Lushnjë znj. Eriselda Sefa mirëpriti në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës së Brazilit në Shqipëri Sh.T. Z. João Tabajara de Oliveira Júnior.

Ky takim u zhvillua në kuadër të krijimit të urave të bashkëpunimit reciprok ndërmjet Bashkisë Lushnjë dhe Ambasadës së Brazilit në Tiranë.

Analiza te tokes falas per fermeret!

Prodhimi i suksesshëm i fermës fillon me tokë të shëndetshme. Toka është një nga asetet më të rëndësishme të fermës. Çdo lloj toke ka vetitë e veta. Struktura e tokës nuk mund të ndryshohet, por fermerët gjithmonë mund të përmirësojnë cilësinë e tokës duke menaxhuar nivelet e lëndëve ushqyese dhe pH të tokës. Një nga faktorët më të rëndësishëm në menaxhimin e cilësisë së tokës është analiza e rregullt e tokës.