Diskutimi mbi siperfaqet qe zene Zonat e Mbrojtura sipas legjislacionit Shqiptar, ka qene tema e diskutimit mes mjaft aktoreve ne Qendren e Vizitoreve ne PKDK.
Rendesia e ketij diskutimi kishte mbledhur ne tryeze Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, kr. e Bashkise Divjake Fredi Kokoneshi, dr e Agjensise se Zonave te Mbrojtura Zamir Dedej, specialist te sektoreve te ndryshem si te AZM-se, biologe, etnologe, OJF-te lokale biznese te zones, perfaqesues te komunitetit si dhe punonjes te PKDK.
Horizont EU perfaqesuar nga Shkelqim Bylykbashi dhe MEN perfaqesuar nga Fadil Malko dy organizata qe operojne ne bashkite Lushnje e Divjake moren pjese ne takim si dhe shprehen opinionet e tyre mbi problematiken dhe zhvillimet ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta.
Rregullimi i legjislacionit mbi peshkimin brenda zones se mbrojtur duke ja besuar vetem Ministrise se Mjedisit do te shmange abuzimet e shumta me lejet e dhena nga Ministria e Bujqesise gjoja per peshkim por qe poseduesit i perdorin per gjueti ndaj shpendeve, veçanerisht rosave.
Ky ishte shqetesimi qe ngriti specialisti i peshkimit Fadil Malko i cili ka lindur dhe eshte rritur ne zonen e Parkut Kombetar Divjake – Karavasta. Z.
Bylykbashi ngriti shqetesimin e infrastruktures se brendshme ne zonat e mbrojtura si dhe rregullimin me ligj te krijimit te nje buxheti nga te ardhurat e turisteve dhe vizitoreve ne park.
Po ashtu z. Bylykbashi kerkoi nga ministri Klosi nderhyrjen e tij per eleminimin e pikes se grumbullimit te mbetjeve ne Zharrnec duke evituar rrezikun qe vjen nga kjo pike si per banoret po ashtu edhe per mjedisin dhe PKDK. Specialistet pjesemarres mbrojten secili idete e tyre.
Ministri Klosi kerkoi te behej nje konsulte me Bashkine dhe degjese me komunitetin perpara se ky plan ti propozohet qeverise per miratim.
Fredi Kokoneshi shprehu gadishmerine per bashkepunim por edhe rezerva per mungesen e konsultave me bashkine si dhe merakun e nje kryebashkiaku nga ndryshimet e kufijve dhe a do te pelqehen keto nga komuniteti dhe banoret. Ruajtja e ketij Parku eshte bere nga qytetaret e Divjakes dhe ata meritojne te degjohen.