Speciet invazive ne detin Mesdhe

Më datë 27 Shtator 2019, një webinar i ri u zhvillua online si pjesë e projektit NEMO, ku u bashkuan edhe përfaqësues nga komunitetet të cilat shtrihen përgjatë oqeanit Indian.

Ky takim u bë midis përfaqësuesve të vendeve mesdhetare: Tunizisë, Italisë, Marokut, Libanit si edhe nga Somalia dhe Kenia. Duke qenë se vetë projekti lidhet drejtpërdrejtë me peshkatarët, të ftuar edhe këtë herë për t’ju bashkangjitur këtij webinar-I ishin peshkatarët që janë pjesë e Shoqatës së Peshkatarëve të Përgjegjshëm.

Tema e këtij takimi lidhej kryesisht me specie invasive detare të vëna re kohët e fundit nga vetë peshkatarët dhe ndikimi që ato kanë sjellë në komunitetin aty afër. Jo më kot këtij webinari j’u bashkuan edhe 2 vendet 3. Njohjen me propozimet për rishikimin e planit të menaxhimit të PM Vjosë Nartë, në kuadër të ekspertizës së projektit ACAP. afër oqeanit Indian, duke qenë se pjesa më e madhe e specieve te cilat shihen si invasive për detin Mesdhe e kanë prejardhjen e tyre nga oqeani Indian, ku ato janë edhe specie vendase.

Speciet invasive quhen speciet jo-indigjene që shpesh shkojnë në vendet e specieve vendase për burime ose habitate, duke ndryshuar strukturën e komunitetit dhe potencialisht duke i çuar ato në zhdukje. Specie të tilla mund të arrijnë në zona të reja përmes migrimit natyror, por ato shpesh paraqiten nga aktivitetet njerëzore dhe janë një nxitës kryesor i humbjes së biodiversitetit.

Ato mund të ndikojnë në përbërjen kimike të ujit, disponueshmërinë e burimeve dhe madje edhe të ndryshojnë rrjetin e ushqimit. Disa nga karakteristikat tipike të këtyre specieve janë: gamë e gjerë e tolerancës ekologjike; shkallë e shpejtë e rritjes së individëve; të shpërndara lehtësisht në lokalitete të reja; rritje e shpejtë e popullsisë.

Deti Mesdhe është mjaft i prekur nga specie invasive të cilat mund të vijnë edhe në mënyrë natyrore nëpërmjet kalimit të ujërave, për shkak të krijimit të kushteve të përshtatshme të rritjes dhe zhvillimit të këtyre specieve edhe në vende të tjera, e lidhur kjo edhe me një nga faktorët më të mëdhenj që vihet re kohët e fundit sic janë ndryshimet klimatike që kanë ndikuar në rritjen e temperaturës së ujit etj.

Nëpërmjet këtij webinari u diskutua që në Shqipëri disa faktorë të tjerë të cilat ndikojnë në përhapjen e këtyre specieve janë edhe anijet e papastruara për një kohë të gjatë dhe që ndërmarrin rrugë të gjata, tregëtia si dhe zhvillimi i akuakulturës me specie jo-vendase. Për të gjitha vendet e Mesdheut një ndër specie më të përhapura që shihet pothuajse kudo është pikërisht gaforrja blu Callinectes sapidus, vendase në Atlantikun Perëndimor, kryesisht në brigjet lindore të SHBA-ve dhe në Gjirin e Meksikës.

Nëpërmjet kanalit të Suezit ajo u fut në detin Mesdhe duke gjetur kushtet e përshtatshme, për të ndikuar më pas në popullsinë e gaforres vendase. Gaforrja blu pavarërisht se është mëse e përhapur në ujëra të cekëta si në ligatina, gjendet po ashtu edhe në ujëra të thella detare, duke sjellë kështu probleme të mëdha te peshkatarët, duke shkatërruar rrjetat të tyre.

Është mjaft e vështirë kontrolli i tyre dhe zvogëlimi i popullsisë së tyre, prandaj një mënyrë e propozuar nëpërmjet këtij webinari ishte vetëm promovimi sa më shumë i këtij lloji, për vlerat ushqyese që ai ka. Në Shqipëri, Shoqata e Peshkatarëve të Përgjegjshëm në bashkëpunim edhe me Administratën Rajonale të Zonave të mbrojtura të Vlorës janë duke zbatuar një projekt i cili konsiston pikërisht në promovimin sa më shumë të kësaj gaforreje, me qëllim kthimin e vëmendjes së komuniteteve detare në konsumimin sa më shumë të saj, duke qenë se në gjendje natyrore nuk ka asnjë grabitqarë të saj, si rezultat i përmasave të mëdha në formën e rritur.

Po ashtu, një ndër llojet detare që është venë re nga peshkatarët e vendeve të ndryshme, i diskutuar në këtë webinar, është edhe Lagocephalus sceleratus, një lloj peshku mjaft I rrezikshëm edhe për njeriun, ardhur kryesisht nga oqeani Indian.

Ky peshk përmban një sasi të madhe të tetrodoxinës, qe krijohet si rezultat i bakterieve me të cilat ushqehet me përmbajtje të toksinave të shumta. Kjo është një mënyrë mbrojtje e tyre nga grabitqarët, për këtë arsye bëhët mjaft i rrezikshëm për komunitetet afër detit, të cilat bien ndesh me këtë peshk që mund të shkaktoj dëme të mëdha në shëndet vetëm nëpërmjet prekjes së lëkurës së tij.

Veçantia e këtij webinar qëndroi pikërisht në përfshirjen edhe të komuniteteve afër oqeanit Indian, përfaqësuesit e të cilëve folën gjatë lidhur me speciet tipike të tyre, disa prej të cilave mjaft të rrezikshme dhe jo të përhapura në detin Mesdhe.

Po ashtu u diskutuan edhe një sërë temash mjaft të prekshme në jetën e përditshme, siç është ndotja e detit Mesdhe si dhe gjuetia e jashtligjshme, që vazhdojnë të mbeten problemi kryesor që ndikon drejtpërsëdrejtë në populllatën e peshqve, për pasojë edhe në komunitetet të cilat e kanë jetën të lidhur me burimet që vijnë nga deti.