22 Prill 2020 – 50 vjetori i Dites se Tokes

Data 22 prill, njihet në gjithë botën, si Dita Ndërkombëtare e Planetit Tokë. Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës, si dhe të reflektojë e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të saj.

Zanafilla e ditës së Tokës nis në SHBA, ku më 22 Prill 1970 u mbajt një manifestim i madh mjedisor, i pari i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë. Kjo ishte një iniciative e Geilord Nelson, senator i SHBA, i cili fillimisht propozoi disa protesta ambientaliste për ta futur mbrojtjen e natyrës në programin e qeverisë. Me kalimin e një kohe të shkurtër, kjo festë u kthye nga festë kombëtare në atë ndërkombëtare, duke sensibilizuar mbarë botën dhe ruajtur qëllimin e kësaj date mbrojtjen e planetit Tokë dhe të gjitha burimeve të saj nga ndotja dhe shkatërrimi.

green-park-420x236Tradita e festimit të Ditës së Planetit Tokë vazhdon të respektohet edhe sot, kur shkatërrimi i natyrës dhe problemet në lidhje me të janë thelluar më shumë se kurrë.

22 Prilli 2020 shënon edhe 50 vjetorin e Ditës së Tokës.

Motoja e Ditës së Tokës 2020 është “Veprimi mbi klimen”. Sfidë tepër e madhe, por edhe oportunitet më i gjërë – veprimet për ndryshimet klimatike kanë çuar në identifikimin e çështjeve më të ngutshme në 50 vjetorin e Ditës së Tokës.

Ndryshimet klimatike paraqesin sfidën më të madhe për të ardhmen e njerëzimit dhe sistemet e mbështetjes së jetës që e bëjnë botën tonë të banueshme.