Me datë 21 Nëntor 2023, Kryetarja e Bashkisë Lushnjë znj. Eriselda Sefa mirëpriti në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës së Brazilit në Shqipëri Sh.T. Z. João Tabajara de Oliveira Júnior.
Ky takim u zhvillua në kuadër të krijimit të urave të bashkëpunimit reciprok ndërmjet Bashkisë Lushnjë dhe Ambasadës së Brazilit në Tiranë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore ku ndër të tjera, znj. Sefa bëri një përshkrim të detajuar të potencialeve që ofron Bashkia Lushnjë në lidhje me zhvillimin e bujqesise, agroturizmit si dhe organizimin e panaireve bujqësore në qytetin e Lushnjës.
Sh.T.Z. de Oliveira Júnior falënderoi znj. Sefa për pritjen e rezervuar dhe shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar me Bashkinë Lushnjë në projekte dhe panaire të përbashkëta në fushën e bujqësisë, teknologjive e produkteve inovative në drejtimin bujqësor.
Pas këtij takimi, Sh.T.Z. de Oliveira Júnior vizitoi Muzeun Historik te qytetit si dhe Shtëpinë e Kongresit në Lushnjë ku tregoi interes për historinë, traditat dhe kulturën e popullit shqiptar ndër vite.