Ruajtja e Zonave te Mbrojtura, INCA trajnim ne qarkun e Elbasanit

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financiar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, ka zhvilluar Trajnimin e dytë Lokal “Mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe modelin e pjesëmarrjes publike”.

Kete radhe INCA eshte mobilizuar ne qarkun e Elbasanit  ne qytetin e Librazhdit per te vazhduar serine e trajnimve per OMSHC-te e kesaj zone lidhur me burimet natyrore te Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Trajnimi synon të përmirësojë njohuritë e OMShC-ve lokale mbi legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe praktikat evropiane më të mira, për të siguruar pjesëmarrjen publike përmes eksperiencave të shkëmbimit të informacionit.

Kjo do të rrisë rolin e tyre vëzhgues për të njohur mangësitë në kuadrin rregullator kombëtar. Ky trajnim ka si synim të bëjë të mundur që OMShC-të të kuptojnë se si do të përdorin mjetet e advokimit për të mundësuar zbatimin e një plani advokimi me qëllim përmirësimin e zbatueshmërisë së kuadrit ligjor për ruajtjen e Zonave te Mbrojtura dhe burimeve natyrore në zonën e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e OMSHC-ve lokale në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e mediave lokale si dhe institucioneve publike lokale rajonale, do të punojnë së bashku për të marrë në konsideratë vlerësimin e nevojave për zonën pilote sipas problemeve kritike me të cilat ato përballen dhe do të përcaktojnë instrumentet advokuese për t’i mbrojtur e zhvilluar ato.

Trajnimi ka sherbyer edhe si nje mundesi për të krijuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit midis pushtetit lokal, OMShC-ve dhe vetë komunitetit për të bashkëpunuar ngushtësisht në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Në trajnim moren pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, të AdRZM Elbasan, të OMShC-ve lokale, medias etj.