Qeveria Japoneze kthehet me JICA-n ne Parkun e Divjakes

Parku Kombetar Divjake Karavasta, do te kete vemendjen e qeverise japoneze per disa vite ne vazhdim. Ky ka qene rezultati i takimit te djeshem mes ministrit te Mjedisit te Japonise z. Minoru Kiuchi shoqeruar me 4 drejtore te drejtorive te ndryshme te Ministrise se Mjedisit si dhe Ambasadori i Japonise ne Shqiperi si dhe ministrit te Mjedisit z. Blendi Klosi shoqeruar edhe ky nga drejtorti i Agjensise Kombetare te Zonave te Mbrojtura z. Zamir Dedej si dhe disa perfaqesues nga Ministria e Mjedisit.
Ne takim merrte pjese edhe kryetari i Bashkise Divjake z. Fredi Kokoneshi.

Takimi i mbajtur ne ambjentet e Qendres se Vizitoreve ne PKDK mes dy delegacioneve Shqiptare dhe atij Japonez ka patur ne qender te diskutimit ecurine dhe menaxhimin e Mjedisit ne pergjithesi, Pasurive Natyrore dhe mbrojtjen e Natyres dhe faunes e flores, vecanerisht zonat e mbrojtura dhe Parkun Kombetar Divjake – Karavasta.
Plani i Menaxhimit te ketij Parku, nje nga detyrat e lena nga JICA– Organizate e Qeverise Japoneze e cila ka punuar per 2 vjet ne fazen e pare te ketij projekti si dhe njeh me hollesi çdo pjese te

PKDK, eshte nje na sfidat qe duhet te perballen gjithe aktoret lokale.

Plani i Menaxhimit eshte nje platforme strategjike e cila do te jete kushtetuta e Parkut dhe Kodi i Komunikimit dhe bashkepunimit mes Institucionit te Bashkise, Keshillit Bashkiak, Komunitetit dhe grupeve te interesit me aktivitet ne zonen e Parkut apo çdokujt qe viziton, perdor Parkun e Pasurite dhe asetet e tij.

Pas takimit mes dy delegacioneve dy perfaqesuesit e qeverive perkatese dhane nje prononcim per mediat.

Ministri i mjedisit, z. Blendi Klosi vleresoi takimin dhe shprehu mirenjohjen per Qeverine Japoneze si dhe ndihmen qe do te perfitoje natyra dhe mjedisi ne vendin tone, duke veçuar rivitilalizimin e Lagunes ne mbrojtje te çdo specie ne kenetë, vecanerisht Pelikanit Kacurrel.
Miqte nga Japonia pasi shprehen vleresimin maksimal per punen e bere dhe detyrat e lena per zbatim, garantuan prezencen e tyre me vazhdimin e projektit JICA per nje tjeter periudhe duke plotesuar kerkesat e nevojshme per te zgjidhur çdo problematike te dale gjate kesaj kohe.

Situata pozitive ne PKDK treguar nga numri i larte i vizitoreve vendas dhe te huaj si dhe miremenaxhimi i saj jane disa nga arsyet qe JICA po rikthehet serish ne Divjake dhe per kete nje merite te vecante ka Agjensia Kombetare e Zonave te Mbrojtura si dhe Administrata e Zonave te Mbrojtura Fier.