Rendesia e mjedisit ne shkolla/ Horizont EU aksione pastrimi ne shkollat e perfshira ne projektin e AMSHC

Ne kuader te projektit “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga  Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe zbatuar nga Horizont EU u zhvilluan disa aksione pastrimi ne te katert shkollat e perfshira ne kete projekt, Shkolla e Mesme e Bashkuar Allkaj, Shkolla 9-te vjecare “Rrapi Mertiri” Toshkez, Shkolla e mesme e bashkuar “Pasho Kurti” Ngurrez, Shkolla e mesme e bashkuar “Dhimiter Mino” ne Bubullime.
Rendesia e mjedisit eshte jetike per njerezimin dhe cilesia e tij dhe e ambjentit ku ne jetojme e punojme eshte domethenese per shendetin tone. Nxenesit dhe stafet e shkollave u treguan te gatshem per tu perfshire ne keto aksione pastrimi te territoreve te shkollave por edhe te ambjenteve rreth tyre.

Kryetari i shoqates Horizont EU z. Shkelqim Bylykbashi theksoi rëndësinë që ka angazhimi i nxenesve jo vetem ne mirëmbajtjen e ambjenteve sportive dhe te gjelbërta por edhe në aksione pastrimi te ketij lloji. – “Pastertia e mjedisit ku ne jetojme eshte pasqyre e shendetit tone, prandaj kujdesi qe duhet te tregojme per natyren duhet te jete i vazhdueshem dhe gjitheperfshires. Problemet mjedisore duhet te jene pjese e angazhimeve e te rinjve cdo dite edhe ne perdorimin e rrjeteve sociale. Ngritja e ketyre problemeve ne rrjetet sociale qe perdorin te rinjte i nxit ata qe te jene me te kujdesshem dhe me aktiv per frenimin e fenomeneve negative.” – u shpreh z. Bylykbashi.

Me pas nxenesit te ndare ne grupe pune e te paisur me bluzat e projektit, dorashka dhe thase mbeturinash  dhe nen kujdesin e mesueseve pergjegjes Erion Sharka, Visarjon Qose, Anila Shefa, Alfred Shemuni vijuan me aksionin duke pastruar territoret e shkollave dhe ambjentet rreth tyre. Keto aksione u pasqyruan edhe ne rrjetet sociale te shkollave perkatese.

Ky projekt eshte  financuar nga  Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).