Peshkimi pa kriter, shkak per largimin e specieve nga Laguna e Karavastase!

Parku Kombetar Divjakë-Karavasta fale moratoriumit te gjuetise dhe punes se mire te stafit ne ruajtjen e specieve ka krijuar nje model per t’u ndjekur edhe ne zona te tjera te mbrojtura te Shqiperise ne konservimin e pasurive dhe vlerave natyrore. Bashkepunimi me gjithe strukturat vendore si dhe krijimi I nje maredhenie te ngushte me operatoret turistike te zones si dhe komunitetin perreth parkut, ka krijuar nje klime pozitive ne drejtim te krijimit te kushteteve te favorshme natyrore, cka solli kthimin e mjaft specieve te larguara prej vitesh nga PKDK. Kjo eshte vene re nga specialistet e PKDK ne punen e  tyre te perditeshme, specialistet e AOS, Horizont EU, MEN, gazetaret ne terren dhe mjaft aktore te ndryshem, turistet e shumte dhe vizitoret por u vertetua dhe zyrtarizua nga Censusi i Shpendeve Ujore Dimerues ne fillim te vitit 2020.

Numri i shpendeve ujore per vitin 2019 ishte 35,019, ndersa per vitin 2020 ky numer shkoi ne 42,235 duke u rritur me 7,216 shpende cka tregon qarte ndryshimin pozitiv dhe klimen e favorshme te krijuar nga AdZM dhe stafi i saj.

IMG-20200706-WA0002PKDK edhe pse ka shpetuar nga gjuetia e paligjshme, ka fituar qetesine e duhur per floren dhe faunen, ka rritur numrin e vizitoreve dhe natyrshem edhe te ardhurat per operatoret lokale dhe indirekt per fermeret vendas e bashkine Divjake, duket se Administrata e Parkut nuk ka arritur te kete kontrollin e duhur ne Lagunen e Karavastase. Menyra e funksionimit te Shoqates se Peshkimit e cila licensohet e kontrollohet nga Ministria e Bujqesise dhe nuk ka asnje lidhje me AdZM, ka bere qe kontrolli ndaj peshkimit dhe menyres se si operojne peshkataret ne lagune te krijoje probleme serioze te cilat nese nuk do te disiplinohen sipas ligjit, do te rrezikojne largimin e shpendeve qe ushqehen ne Lagune, po njesoj si gjuetia.

Pavaresisht punes dhe investimit qe behet per te rritur numrin e pelikanit kacurrel ne Lagune, mungesa e ushqimit si pasoje e peshkimit pa kriter do te sjelle largim te tyre nga kjo lagune e cila eshte e vetmja ku riprodhohet kjo specie.

thumbnailNje pelikan ka nevoje per afersisht 1.5 kg peshk ne dite por dobia e “peshkimit” qe ben Pelikani Kacurrel eshte se ai kap vetem peshqit e semure te cilet qendrojne ne ujrat siperfaqesore. Ne kete menyre behet edhe seleksionimi natyrori peshqeve ne lagune.

Peshkataret duhet te ndergjegjesohen dhe te kryejne peshkim sipas rregullave te percaktuara ne menyre qe mos te demtohet asnje specie e aq me shume nderpreja e nje hallke te zinxhirit ushqimor.

Ka ardhur koha qe te shikohet me kujdes nese te ardhurat nga peshkimi e justifikojne demin e krijuar dhe per kete vleresimet financiare do te flasin me qarte. Nese turizmi dhe te ardhurat prej tij kalojne shifren e perfituar prej peshkimit, atehere duhet te minimizohet deri sa te kthehet ne nje sport me pagese dhe kjo siguron qetesne e specieve, ruajtjen e zinxhirit ushqimor si dhe krijimin e nje kategorie turistesh te apasionuar  me floren dhe faunen. Peshkataret fare mire mund te kthehen ne shoqerues dhe suport per gjithe apasionantet duke ju sherbyer turisteve te cdo lloji si guida, gatues tradicioal ne terren te peshkut sipas traditave te vjetra deri ne eleminimin e rrjetave ne disa muaj te vitit e pse jo edhe eleminimin e peshkimit me rrjeta.

IMG-20200706-WA0000Turizmi kerkon llogari te qarta, disipline dhe respektim rregullash qe te perkthehet ne ekonomi dhe kete me mire e kuptojne ata qe jetojne e punojne cdo dite ne PKDK dhe zonat perreth tij. Pasurite Kombetare jane te tilla pasi ju sherbejne nje kategorie te shume speciesh, ku ne krye te listes qendron njeriu.

Pikerisht kete favor, njeriu, fale zhvillimit mendor dhe mundesive qe i krijon vetes nga avantazhi qe ka ne perdorimin e teknologjise dhe informacionit duhet ta menaxhoje ne menyre te atille qe superioritetin e species ta ktheje ne perfitim ekonomik pa demtuar natyren dhe bashkejetuesit e tjere me te cilet ndan keto pasuri ujore, tokesore e nentokesore. Gjetja e nje kompromisi si dhe ruajtja e permiresimi te tij me bashkejetuesit e tjere ne planet, jane celesi i suksesit dhe krijimi i nje harmonie ku njeriut i mbetet kreu, Atij, (njeriut) vetem do ti duhet vetem te ruaj ekuilibrin qe natyra aq mrekullisht e ka krijuar.

 

Shkelqim Bylykbashi