
Thirrje për ftesë për ofertë
Horizont EU po zbaton në qytetin e Lushnjës projektin: “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, organizata Horizont EU kërkon të prokurojë materiale ndihmëse dhe mbeshtëtëse për organizimin e një ekspozite me piktura dhe fotografi nga të rinjtë e komunitetit të lagjes Gafurr Muço për nevojat e zbatimit të këtij projekti në komunitet.


