Ftesë për ofertë/ Materiale ndihmëse dhe mbeshtëtëse për organizimin e një ekspozite

Thirrje për ftesë për ofertë

Horizont EU po zbaton në qytetin e Lushnjës projektin: “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, organizata Horizont EU kërkon të prokurojë materiale ndihmëse dhe mbeshtëtëse për organizimin e një ekspozite me piktura dhe fotografi nga të rinjtë e komunitetit të lagjes Gafurr Muço për nevojat e zbatimit të këtij projekti në komunitet.

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 02 Maj 2023, në adresën e e-mailit: [email protected]  ose në adresën postare: Kongresi, rruga “Arben Vogli”, A&B Center, Lushnje