
Thirrje për ftesë për ofertë
Objekti: Përgatitje dhe montim stola metalikë me elementë druri.
Organizata Horizont EU po zbaton në qytetin e Lushnjës projektin “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.