HEU prezanton projektin “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”

“Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem” ishte projekti qe Horizont EU prezantoi me  20 Korrik ne takim me te gjithe aktoret e projektit i cili eshte i financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

Ne kete tryeze e rrumbullaket per prezantimin e projektit ishin te pranishem Kr. e Bashkise Lushnje znj. Eriselda Sefa, Dr. e ZVA Lushnje znj. Zeniola Hoxha, Administratore te njesise Krutje dhe Dushk, perfaqesues nga Bashkia Lushnje, media e qytetit si dhe nxenes.

Takimin e hapi Kryetari i HEU z. Shkelqim Bylykbashi njeheresh edhe kordinator i projektit ku theksoj se qellimi kryesor i projektit eshte: Qeverisja e mirë, forcimi i institucioneve, shoqërisë dhe i dialogut, fuqizimi i të rinjve nëpërmjet vlerave themelore të demokracisë nepermjet aktivizimit se tyre ne aksione vullnetare si dhe nxitja e tyre per pjesemarrje ne te gjitha diskutimet me karakter publik. Kjo lidhet me qellimin e progamit te AMSHC per stimulimin dhe nxitjen e të rinjve për të qënë pjesë aktive dhe përfshirja e Shoqërisë Civile në proceset e politik-berjes; përsa i takon  reformave publike si dhe vendimarrjeve publike.

Kryetarja e Bashkise znj. Sefa vuri ne dukje mbeshtetjen e saj per te rinjte si dhe angazhimin e bashkise ne krijimin qendrave rinore ne njesite administrative. Gjithashtu e para e bashkise ne vijim te punes se saj do te perfshije edhe shume investime te tjera me fokus te rinjte e bashkise Lushnje. Gjithashtu Kryetarja Bashkisë Lushnje vlerësoi punën e Horizont EU si në tematikat e zgjedhura në sinkron me politikat dhe strategjitë e bashkisë po ashtu edhe në cilësinë e realizimit të këtyre projekteve.

Zeniola Hoxha, drejtoresha e ZVA Lushnje u tregua e gatsheme per te dhene suportin e duhur te institucionit qe ajo drejton jo vetem ne zhvillimin e ketij projekti por edhe te projekteve te tjera qe kane ne fokusin e tyre te rinjte dhe mjedisin.

Me pas takimi vijoi me diskutime dhe sygjerime mes te pranishmeve ne kete tryeze te rrumbullaket.

Ky projekt financohet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).