Nga Diana Kalaja – Debati për transmetuesin publik, RTSH, është rindezur pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm në fillim të këtij shtatori. Rihapja e debatit, e lidhur me këtë dorëheqje, dhe kandidatët e mundshëm për të marrë detyrën apo më qartë postin e Drejtorit të Përgjithshëm, është tregues i personalizimit të një media publike rreth një emri, qoftë ky edhe drejtuesi më i lartë i saj. Ndërkohë që debati për të pasur një transmetues publik dinjitoz, që të pasqyrojë problematikat dhe jetën reale të vendit, duhet të jetë i vazhdueshëm dhe të përfshijë të gjitha grupet shoqërore, duke u bërë tregues i zhvillimit demokratik të vendit.Debati per RTSH-ne dhe detyrimi per ta rikthyer te publiku!
Nga Diana Kalaja – Debati për transmetuesin publik, RTSH, është rindezur pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm në fillim të këtij shtatori. Rihapja e debatit, e lidhur me këtë dorëheqje, dhe kandidatët e mundshëm për të marrë detyrën apo më qartë postin e Drejtorit të Përgjithshëm, është tregues i personalizimit të një media publike rreth një emri, qoftë ky edhe drejtuesi më i lartë i saj. Ndërkohë që debati për të pasur një transmetues publik dinjitoz, që të pasqyrojë problematikat dhe jetën reale të vendit, duhet të jetë i vazhdueshëm dhe të përfshijë të gjitha grupet shoqërore, duke u bërë tregues i zhvillimit demokratik të vendit.

