Horizont EU do të jetë partneri i AOS në zbatimin e projektit “Lëvizja e Lirë”, një konsorcium i përbërë nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS), Horizont EU dhe Qendra e Marrëdhënie, e cila tani ka filluar zyrtarisht zbatimin e tij.
Projekti synon të forcojë mbrojtjen e natyrës dhe të promovojë planifikimin e qëndrueshëm hapësinor në korridorin Shkumbin-Vjosë përmes krijimit të një programi standardizuar dhe shkencor të monitorimit të shpendëve të hartuar nga AOS për Zonat e Mbrojtura Divjakë-Karavasta dhe Pishë-Poro-Nartë.
Horizont EU partner me AOS dhe Qëndra e Marrëdhënie, në zbatimin e projektit “Lëvizja e Lirë”
Horizont EU do të jetë partneri i AOS në zbatimin e projektit “Lëvizja e Lirë”, një konsorcium i përbërë nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS), Horizont EU dhe Qendra e Marrëdhënie, e cila tani ka filluar zyrtarisht zbatimin e tij.
Projekti synon të forcojë mbrojtjen e natyrës dhe të promovojë planifikimin e qëndrueshëm hapësinor në korridorin Shkumbin-Vjosë përmes krijimit të një programi standardizuar dhe shkencor të monitorimit të shpendëve të hartuar nga AOS për Zonat e Mbrojtura Divjakë-Karavasta dhe Pishë-Poro-Nartë.
Eventi i radhës i Unazimit të Shpendëve dhe Rezidencës Artistike, i mbajtur nga 13 deri më 17 tetor dhe i organizuar nga ekipi i AOS, u përqendrua gjithashtu në edukimin dhe ndërgjegjësimin publik midis banorëve vendas, veçanërisht studentëve dhe të rinjve. Ky Kamp pesë-ditor i Unazimit Shpendeve të Migrimit të Vjeshtës u zhvillua në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Nëpërmjet mbështetjes së Horizont EU, morën pjesë nxënës nga tre shkolla lokale, më shumë se 70 në total, duke fituar njohuri rreth migrimit të shpendëve, teknikave të unazimit dhe se si kërkimi shkencor dhe edukimi mjedisor kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës, zonave të mbrojtura dhe ligatinave kryesore.
Panele Diellore për të vaditur tokën në Maliq
U prit me shumë gëzim përfundimi i punimeve për instalimin e sistemit të vaditjes me energji të rinovueshme në Veliternë të Maliqit!



