Ndotja e ajrit mbetet sfida me e madhe per mjedisin

Cili është një nga elementët më të rëndësishëm në mjedis i cili na siguron një jetë të shëndetshme? AJRI
Një nga problematikat më të mëdha botërore në ditët e sotme është pikërisht NDOTJA E AJRIT. Ajri është kudo, prej të cilit ne sigurojmë edhe elementin kyç të jetesës sonë (oksigjenin).

Por së bashku me oksigjenin, si rezultat i veprimtarive të shumta të njeriut, çlirohet një sasi e madhe e substancave shpesh edhe toksike, për pasojë absorbimi i tyre në rrugët e frymëmarrjes sjell dëme duke filluar që nga irritimet e deri në vdekje.

Ndotja e ajrit është tematika për DITËN BOTËRORE TË MJEDISIT 2019. Cilësia e ajrit që ne thithim, varet nga mënyra e jetesës që ne zgjedhim të bëjmë çdo ditë. A thua se do të ndryshonte sadopak në përbërjen e ajrit përdorimi i një biçiklete në vend të makinës, mbjellja e një peme në vend të ndërtimit të një objekti sa për bukuri apo të ushqyerit me produkte pa pesticide? PO.
Kujtoni: Të kemi ajër të pastër është e shkruar në Të drejtat e Njeriut. Por që ta sigurojmë atë fillimisht duhet të ndryshojmë sadopak dhe mënyrën tonë të menduarit për rëndësinë e natyrës dhe të mund të ndryshojme ndotjen e ajrit.
Kështu e kishin ideuar 5 Qershorin, Ditën Botërore të Mjedisit nxënësit e shkollës Lef Sallata në Vlorë. Aktivitetet u kryen me mbështetjen e INCA në kuadër të projektit ACAP.