Shoqatat mjedisore në vendin tonë nuk kanë luajtur rolin e duhur për të parandaluar abuzimet e vazhdueshme me natyrën. Ekspertët shprehen për një nevojë emergjente në forcimin e aktivizimit të tyre në nivel kombëtar për të ndërgjegjësuar dhe parandaluar kontratat korruptive dhe koncesionet për shfrytëzimin e burimeve natyrore, që vazhdojnë të ngelen shqetësim kryesor.
Sipas kreut të Institutit Për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, Nihat Dragoti, masat e marra së fundmi nga shteti nuk janë të mjaftueshme Dragoti shtoi se Instituti Për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri ka nisur zbatimin e një projekti për fuqizimin e shoqatave mjedisore dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e natyrës projekt i cili bashkë-financohet me BE në vlerën totale prej 285 mijë euro dhe do të zbatohet fillimisht në 4 zona sic është ajo e Kune Vain, Shebenik-Jabllanicë, Porto Palermo dhe Divjakë. (SCAN)
Koncesionet që shkatërrojnë mjedisin – Nis projekti për fuqizimin e organizatave mjedisore në mbrojtje të natyrës on Vidnews.