Koncesionet qe shkaterrojne mjedisin – Nis projekti per fuqizimin e organizatave mjedisore ne mbrojtje te natyres

Shoqatat mjedisore në vendin tonë nuk kanë luajtur rolin e duhur për të parandaluar abuzimet e vazhdueshme me natyrën. Ekspertët shprehen për një nevojë emergjente në forcimin e aktivizimit të tyre në nivel kombëtar për të ndërgjegjësuar dhe parandaluar kontratat korruptive dhe koncesionet për shfrytëzimin e burimeve natyrore, që vazhdojnë të ngelen shqetësim kryesor.