Izraeli nis eksplorimin e Zonave te Mbrojtura ne Shqiperi

Drejtori i Autoritetit te Parqeve dhe Natyres te Izraelit Shaul Goldstein ka kryer nje vizite ne ambjentet e Parkut Kombetar Divjake – Karavasta.

I shoqeruar nga stafi i tij z. Shaul Goldstein, nen shoqerimin e drejtorit te AdZM Fier Ardian Koçi moren nje informacion te plote mbi vlerat natyrore te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta, menyren e organizimint te stafit, ruajtjen dhe menaxhimin e Parkut. Gjithashtu z. Goldstein u njoh dhe me problematikat qe jane prezente ne PKDK.

Me pas delegacioni nga Izraeli sebashku me specialistin e AdZM Fier Ervin Allushi, beri nje eksplorim ne lagunen e Karavastase ku pane nga afer bukurite e kesaj lagune.

Vlen per tu theksuar se Izraeli ka shprehur interes ne mbeshtetjen e zonave te mbrojtura ne Shqiperi ku sefundmi u nenshkrua edhe nje marreveshje bashkepunimi midis Drejtorit te Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej dhe Drejtori i Autoritetit te Parqeve dhe Natyres te Izraelit Shaul Goldstein.