Drejtuesit e organizatave Horizont EU dhe MEN, Shkelqim Bylykbashi dhe Fadil Malko kane zhvilluar nje takim ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta me Nishimoto Goro, Kordinator i projektit JICA ne Shqiperi.
Fokusi i ketij takimi bashkepunues ishte permiresimi i menaxhimit te PKDK si dhe zhvillimi i ekoturizmit te cilat jane dhe pikat kryesore qe do te perqendrohet projekti i JICA.
Vlerat e medha te PKDK si dhe puna teper e mire e bere nga AdZM Fier ne zbatimin e planit te menaxhimit te lene nga JICA ne fazen e pare te projektit 7 vite me pare, ka bere qe qeveria Japoneze te rikthehet ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta.
Zoti Bylykbashi dhe Malko paraqiten projektet dhe punen e organizatave te tyre te zhvilluar ne PKDK, te cilet kane patur nje impakt teper pozitiv ne rritjen bashkepunimit institucional te pushtetit vendor, Zyres Arsimore dhe AdZM Fier, rritjen e aktiviteteve edukuese dhe ndergjegjesuese me biznesin, komunitetin e zones dhe nxenesit e shkollave, rritjen e turisteve si dhe zhvillimin e nje ekoturizmi te qendrueshem duke respektuar natyren.
Ne menyre qe te arrihet nje ekuiliber midis permiresimit te ekonomise permes bujqesise, peshkimit dhe turizmit si dhe ruajtjes se mjedisit dhe biodiversitetit te lagunes, eshte thelbesor zhvillimi i nje bashkepunimi midis te gjithe aktoreve, perfshire dhe organizatat mjedisore qe operojne ne zone.