Altin Hila kurorezon punen 15 vjecare me ekspozite

Altin Hila ka arritur te finalizoje me sukses nje pune rreth 15 vjecare ne koleksionimin e mbi 400 lloje fluturash shumëngjyreshe dhe specie te tjera te rralla ne zonen e Divjakes.

Kjo ekspozite natyrore e hapur ne kete sezon turistik i ka shtuar vlerat dhe atraksionet kulturore Bashkise Divjake, si dhe ka evidentuar edhe njehere pasurite e medha qe ka Parku Kombetar Divjake-Karavasta.

Te pranishem ne kete ekspozite ishin miq e dashamires te punes se Altinit si dhe te apasionuar e kontribues ndaj natyres, mjedisit dhe Parkut perfshi profesore, biologe, fotografe te natyres nga Kosova dhe Shqiperia, gazetare e organizata Mjedisore, te cilet vleresuan maksimalisht autorin per profesionalizmin por edhe per durimin e kujdesin e treguar ne keto 15 vite pune.

“Ky koleksion do qendroje i hapur per te gjithe vizitoret, pretendoj qe te kete impakt dhe nje edukim per brezat e rinj sepse dalengadale shume specie po zhduken, po humbasin. Nga viti ne vit ne nuk po i shohim speciet dhe kjo ka qene nje nga arsyet qe une jam marre me keto”, eshte shprehur Altin Hila per mediat.

Mes specieve te ekspozuara eshte edhe flutura monark e cila emigron me tufa te medha ne Divjake duke u kthyer ne simbol te zones ashtu si pelikani kaçurrel. Po ashtu ne kete ekspozite gjendet edhe midhja me e madhe Pina, nje specie shume e rrezikuar te zhduket.