Dy festa ne nje dite per shkollen Fierseman, Panair ushqimor dhe kupa e konkursit ne PKDK

Diten e sotme ne shkollen e Mesme te Bashkuar “Mihal Nako” Fierseman te Bashkise Divjake u organizua nje panair me gatimet dhe ushqimet tradicionale te zones te pergatitur nga drejtoria dhe stafi i mesueseve te shkolles ne bashkepunim me prinderit e nxenesve.
Surpriza me e bukur ishte dhenia e trofeut te konkursit mbi njohurite per Parkun Kombetar Divjake-Karavasta i realizuar ne kuader te projektit  “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe INCA, dhe qe zbatohet nga organizatat

Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) ku fitues doli pikerisht shkolla e Fiersemanit.
Te gjithe nxenesit pjesemarres ne kete konkurs krahas kupes simbolike u pajisen edhe me çertifikaten perkatese.
Me pas vazhdoi edhe panairi me demostrimin dhe degustimin e produkteve ushqimore.

Te gjithe nxenesit te ndare ne klasat perkatese arriten te realizonin kete panair te gastronomise me produkte te realizuar nga duart e tyre.

 

Tashme i kthyer ne tradite nga drejtoria e shkolles, panairi mblodhi jo vetem stafin e shkolles dhe prinderit por edhe banore te zones dhe kureshtare te tjere te cilet shijuan

embelsirat dhe gatimet e tjera te pergatitura me dashuri nga vogelushet.