Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës përkujtohet me 28 Korrik të çdo viti. Ajo është një ditë për të rritur ndërgjegjësimin te njerëzit për të mbrojtur natyrën dhe burimet natyrore.
Shumë rreziqe i kanosen natyrës sot, si shpyllëzimi, transportimi i paligjshëm i kafshëve, ndotja nga plastika, kimikatet etj. Por sot shumë shtete e kanë kuptuar rëndësinë e ruajtjes së natyrës.
Një mjedis i shëndetshem duhet krijuar për të mbrojtur brezin e tanishëm dhe brezat që do të vinë. Është e domosdoshme që njerëzit të kuptojnë që bota është një dhe që një gjë e bërë në një pjesë të globit, do të ketë efekt në pjesët e tjera të tij.
Toka ka gjëra të domosdoshme për të jetuar, si ujë, ajër, minerale, pemë, kafshë, ushqim, kështu që është e domosdoshme që në ta mbajmë të pastër dhe të shëndetshme.
Në Ditën Botërore të Ruajtjes së Natyrës, le të bëjmë një përpjekje për ta mbrojtur natyrën në mbarë Botën.
Origjina e Ditës Botërore të Ruajtjes së Natyrës nuk dihet, por qëllimi i saj është aq i rëndësishëm saqë duhet të festohet çdo vit.
Burimet natyrore përdoren në shumë mënyra të ndryshme për lakminë e njerëzve. Ruajtja e natyrës është menaxhimi dhe përdorimi me mënçuri i këtyre burimeve.
Nga disbalanca natyrore, njerëzit po hasin rreziqe si sëmundje, fatkeqësi natyrore, rritja e temperaturës, ngrohja globale etj. Ne duhet ta ruajmë natyrën për mirëqenien e brezave të tjere.
Mënyra e vetme për të arritur këtë, është duke rritur ndërgjegjien e njerëzve në të gjithë botën mbi rëndësinë e ruajtjes dhe kursimit të burimeve natyrore dhe pasojat e demtimit të tij. (INCA)