Rendesia e mjedisit ne shkolla/ Horizont EU aksione pastrimi ne shkollat e perfshira ne projektin e AMSHC

Ne kuader te projektit “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga  Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe zbatuar nga Horizont EU u zhvilluan disa aksione pastrimi ne te katert shkollat e perfshira ne kete projekt, Shkolla e Mesme e Bashkuar Allkaj, Shkolla 9-te vjecare “Rrapi Mertiri” Toshkez, Shkolla e mesme e bashkuar “Pasho Kurti” Ngurrez, Shkolla e mesme e bashkuar “Dhimiter Mino” ne Bubullime.
Rendesia e mjedisit eshte jetike per njerezimin dhe cilesia e tij dhe e ambjentit ku ne jetojme e punojme eshte domethenese per shendetin tone. Nxenesit dhe stafet e shkollave u treguan te gatshem per tu perfshire ne keto aksione pastrimi te territoreve te shkollave por edhe te ambjenteve rreth tyre.