Ne ambientet e Qendres se Vizitoreve te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta u zhvillua Analiza vjetore e punes se AdZM Qarku Fier per vitit 2019. Komiteti i Menaxhimit te PKDK nen drejtimin e prefektit te qarkut Fier, Z. Baki Bala zhvilloi analizen vjetore te arritjeve dhe problematikave qe shoqeruan punen e ketij viti.
Sekretari i Komitetit te Menaxhimit njeherazi edhe Dr. i AdZM Fier Ardian Koçi peri nje pasqyrim te detajuar me ane te video-projektorit te ecurise se turizmit ne zonat e mbrojtuar te Qarkut Fier puna e kryer dhe veshtiresite e hasura ne ruajtjen e biodiversitetit te ketyre zonave.
Gjithashtu u diskutua edhe mbi rishikimin e kufijve te ZM Fier, problematika e mbeturinave urbane qe kercenojne ZM, ecuria e peshkimit ne Lagunen e Karavastase si dhe lejet provizore ne plazhe. Me rendesi gjate takimit u theksua edhe bashkeveprimi institucional si i atyre vendore edhe atyre qendrore.
Gjithashtu ne kete mbledhje u diskutua edhe per objektivat ne vitin 2020 dhe kujdesi qe duhet treguar ne konservimin dhe ruajtjen e ZM nga faktoret e ndryshimeve klimatike dhe kercenimi njerezor.
Ne kete takim krahas antareve te Komitetit te Menaxhimit dhe stafi i AdZM Fier ishin te ftuar grupet e interesit dhe shoqatat mjedisore qe operojne dhe zhvillojne projektet e tyre ne kete zone.
Dy nga keto shoqata jane Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) me perfaqesues Z. Shkelqim Bylykbashi dhe Fadil Malko te cilet ndoqen me vemendje analizen e punes se AdZM Fier per vitin 2019 por gjithashtu dhane disa sygjerime per punen e vitit 2020 ne dobi te ruajtjes se mjedisit dhe te ekosistemeve natyrore te cilat jane nder me te veçantat per nga rendesia ne Shqiperi.