Aksione pastrimi ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta

Vazhdojne aksionet e pastrimit ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta. Me rastin e Dites Boterore te Mjedisit diten e sotme dhjetra te rinj te organizates Epoka e Re si dhe djem e vajza nga Grupi i te Rinjve Aktive te Divjakes, kane zhvilluar nje aksion pastrimi ne ambjentet e parkut.

Tashme vullnetarizmi nuk ka te mbaruar ne PKDK, pothuajse cdo jave mblidhen dhjetra apo qindra te rinj vullnetare te cilet mbledhin mbeturinat e ndryshme qe jane park si pasoje e turisteve te papergjegjshem.

Pavaresisht se ne park nuk mungojne koshat e mbeturinave shpeshhere pushues te ndryshmem te cilet konsumojne ushqime hedhin mbeturinat ne ambjentet e pyllit duke krijuar nje ndotje ne mjedis.

 

Por demi i ketyre pushuesve nuk eshte vetem ne natyren e parkut por edhe ne imazhin e ndotur te cilin do e gjejne turistet qe vijne pas.

Per kete arsye AdZM Fier ne bashkepunim me organizata te ndryshme por edhe me shkollat e zones se Divjakes dhe me gjere, kryen aksione te shpeshta pastrimi ne zonen e Parkut Kombetar Divjake Karavasta duke ruajtur mjedisin dhe duke terhequr gjithjnje e meshume turiste te huaj dhe vendas te cilet impresionohen nga mrekullite e natyres se parkut.