Shpetohet nga roberia Ariu ne Fier

Mbrojtja dhe shpëtimi i faunës së egër në vendin tonë po bën që përherë e më shumë parqet natyrore dhe peizazhet e mbrojtura të vendit tonë të kenë një prani të shtuar të kafshëve duke pasuruar habitatin natyror. AdZM Fier po ben nje pune te shkelqyer ne ruajtjen e ketyre thesareve natyrore qe kane bekuar jo vetem Divjaken, Lushnjen dhe Fierin por gjithe Shqiperine.

Pak dite me pare nje turiste e huaj beri thirrje per shpetimin e nje ariu te mbajtur ne kafaz. Ariu mbahej i mbyllur ne kushte teper te keqija prane nje lokali ne zonen e Fierit


AdZM Fier sapo mori kete sinjalizim nga turistja u vu ne gadishmeri te plote per gjetjen e lokalit ku gjendej ariu sepse nga te dhenat e turistes ishte teper e veshtire te lokalizohes.
Turistja e indinjuar per kushtet dhe menyren e trajtimit te kafshes arriti ti krijonte nje imazh te keq shqiperise duke i bere ftese turisteve te tjere per te bojkotuar vizitat e tyre te  prashikuara per ne Shqiperi.
AdZM Fier fale bashkepunimit me Ispektoriatin Shteteror te Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit (ISHMPUT) Fier arriten te gjenin ariun ariun e roberuar. Fale mbeshtetjes te grupit te veterinereve te Albanian Wildlife Rescue Team dhe te fondacionit Four Paws u be i mundur kontrolli mjeksor per shendetin e ariut si transportimi i tij ne nje ambjent te pershtatshem nen kujdesin e veterinereve.
Ky eshte ariu i gjashte i cili shpetohet nga roberia dhe i drejtohet qendrave te rehabilitimit.