Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, financuar nga BE dhe zbatuar nga INCA, dy Organizatat Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) organizuan nje takim ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta me qellim, promovimin e perdorimit te qendrueshëm te burimeve natyrore te ekosistemit te PKDK.
Ne takim ishin te ftuar perfaqesues te mediave kombetare dhe lokale, perfaqesues te INCA, punonjes te AdZM-se Fier, anetare te shoqatave te tjera qe operojne ne PKDK si dhe banore te zones.
Takimin e hapi Shkelqim Bylykbashi kr. i HEU i cili beri dhe nje rezyme te projektit te zhvilluar ne PKDK ku nenvizoi edhe problematikat e evidentuara te cilat jane, Vend grumbullimi i mbeturinave prane lagunes se Karavastase, Peshkimi i pakontrolluar si dhe nevoja per thellimin e kanalit qe lidh Lagunen me detin ne menyre qe te vitalizohet peshkimi si dhe mbeturinat plastike qe sjell lumi shkumbin dhe hedhja e mbeturinave ne ambientet e parkut nga pushuesit e papergjegjshem.
Me pas Dr. i AdZM Fier Ardian Koçi theksoi nevojen e zgjidhjes se ketyre problematikave te cilat krijojne nje dem te pariparueshem ne ekosistemin e Parkut Kombetare Divjake-Karavasta.
Me pas te gjithe te pranishmit nen udheheqjen e specialisteve te AdZM Fier zhvilluan nje udhetim me varka ne lagunen e mrekullueshme te Karavastase.
Objektivi i ketij projekti eshte promovimi i perdorimit te qendrueshëm i burimeve natyrore te ekosistemit te Parkut Kombetar Divjake – Karavasta nepermjet advokimit per fuqizimin e pjesmarrjes se komunitetit lokal, njesive te veteqeverisjes vendore, agjensive ligjzbatuese e aktoreve te interesuar per te shtuar, permiresuar e zbatuar masat që kane ne fokus pěrdorimin e qěndrueshem te burimeve natyrore te zones.