Ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” ” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA, i cili zbatohet nga organizatat Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN), diten e sotme eshte organizuar nje takim me anetaret e Keshillit Bashkiak Divjake per te mobilizuar dhe informuar komunitetin dhe pushtetin lokal ne funksion te zbatimit te planit te menaxhimit te Parkut Kombetar Divjake – Karavasta (PKDK) si dhe rolit dhe pergjegjesive te tyre per promovimin e eko-turizmit te qendrueshem lokal me baze natyren si nje burim financiar i rendesishem ne ekonomine vendase.
Z. Shkelqim Bylykbashi Drejtuesi i organizates Horizont EU ne fjalimn e tij para keshilltareve ka theksuar se ky projekt sherben si udhëzues dhe u vjen në ndihmë Pushtetit Vendor, Keshillit Bashkiak, organizatave lokale, biznesit dhe operatoreve lokal dhe gjithë grupeve të interesuara të komunitetit e aktorëve të tjerë, të cilët kërkojnë të bëhen pjesë e përpjekjeve për të gjallëruar dhe forcuar më tej rolin dhe ndikimin e tyre për fushën e ruajtjes së natyrës ne PKDK si dhe rritjen e te ardhurave duke respektuar mjedisin. Gjithashtu ai theksoi se kjo nismë përpiqet të nxisë aksionin dhe përfshirjen e komunitetit, duke synuar vendosjen e një praktike të suksesshme, që do të shërbejë si platforme bazë për aktivitetet e mëtejshme në PKDK.
Drejtuesi i organizates Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) z. Fadil Malko iu beri te ditur anetareve te Keshillit Bashkiak Divjake se perdorimi i qendrueshëm i burimeve natyrore te ekosistemit te Parkut Kombetar Divjake – Karavasta nga komuniteti dhe biznesi lokal, njesive te veteqeverisjes vendore, agjensive ligjzbatuese e aktoreve te interesuar, duhet permiresuar dhe zbatuar me rigorozitet masat që kane ne fokus perdorimin e qendrueshem te burimeve natyrore e zones.
Te gjithe pjersmarresve iu dorezua materiali udhezuas i pergatituar nga organizatat Horizont EU dhe MEN ne kuader te projektit “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” pjese e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore te Shoqerise Civile per te promovuar mbrojtjen e natyres ne Shqiperi”, te financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi – INCA.